×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Arrestohet i dyshuari i dytë për tentim vrasjen në Prishtinë

    Reporteri
    28 Mars 2025 | 8:49

    Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për tentimvrasje. Rasti ka ndodhur në fillim të muajit, më 7 mars.

    O.A është i dyshuari i dytë i arrestuar në këtë rast.

    I dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “O.A, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës,( i dyshuari i dytë), të cilit i është sekuestruar një armë zjarri.

    I dyshuari ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 07.03.2025, në rrugën “Fahri Fazliu“, në Prishtinë. Pas përfundimit të procedutave të nevojshme policore, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!