Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë , Indrit Taullai, i cili dyshohet se është pjesë e një organizate kriminale.
“Me kërkesë të Interpol Tirana dhe zyrës për bashkëpunim ndërkombëtarë në Kosovë ILECU, sot me datë 06 dhjetor 2020, rreth orës 14:21 minuta në Prizren, është bërë i mundur ndalimi dhe arrestimi i personit të dyshimtë I.T i lindur në vitin 1975”, thuhet në njoftimin e policisë.
“ I arrestuari dyshohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Shqipëri. I njëjti ka hyrë në Republikën e Kosovës me datë 05 dhjetor 2020”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë.
Ilir Tullai ishte i dënuar me 25 vite burg. “Banda e Durrësit”, kështu quhet grupi ku ka qenë pjesë Indrit Taullai, akuzohen për një sërë vrasjesh për hakmarrje ndaj grupeve kriminale rivale. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.