×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet i dyshuari për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

    Reporteri
    07 Mars 2023 | 10:23

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se në rrjetet sociale kishte shpërndarë disa incizime me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve.

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:00, në Fushë Kosovë dhe është cilësuar si “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti në rrjetet sociale kishte shpërndarë disa incizime me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim”, thuhet në raportin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!