×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë

    Reporteri
    06 Janar 2023 | 17:18
    Ilustrim

    Policia rajonale në Ferizaj ka arritur ta kap të dyshuarin për plagosjen që ndodhi pasditen e të premtes në Shtërpcë.

    Policia njofton se i dyshuari është i moshës 33 vjeçare dhe se i njëjti është shoqëruar në stacion policor për hetime, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intenzive hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar.

    I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Ndaj këtij sulmi në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, u plagosën dy persona – njëri i moshës rreth 11 vjeçare, ndërsa tjetri 31 vjeç.

    Të dy janë jashtë rrezikut për jetë.

    “Dy të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar me autoambulancë për në qytetine Graçanicës. Të dy të plagosurit nga informacionet që kemi janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Reporteri.net/.

    Plagosen dy persona në Shtërpcë, njëri prej tyre 11 vjeçar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!