Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është arrestuar B.K., në Podujevë, nën dyshimin për shpërthimin e veturës private të ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari, më 30 prill 2025.
Ai dyshohet për tri vepra penale, shkruan Reporteri.net.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës ka arrestuar një (1) person B.K. në Podujevë i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 par. 2 të KPRK-së, Zjarrvënia” nga neni 322 par. 2 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par 1 të KPRK-së, i cili ka ndodh me datë 30.04.2025 në oborrin e QKUK-së, kundër veturës se UD Drejtorit të QKUK-së”, thuhet në njoftim.
Sipas Prokurorisë, operacioni policor në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin e shtetit është duke vazhduar në mënyrë të intensifikuar në disa lokacione të ndryshme për mbledhjen e provave për hetimin e të gjitha rrethanave të rastit.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK) përmes një komunikate për medie kishte se dëmtimi ka ndodhur në rrethana të panjohura, teksa parasahihej të mbahej mbledhja e Bordit Drejtues.
“Sot, në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndodhur një incident që përfshin dëmtimin e veturës private të ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, e parkuar në parkingun e administratës. Dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për fillimin e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), e cila ishte paraparë të mbahej në hapësirat e administratës qendrore të ShSKUK-së”, thuhej në komunikatë.
Shpërthen vetura e U.d të Drejtorit të QKUK’së që ndodhej në parking, SHSKUK jep detaje