×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e biçikletave dhe skuterëve në Mitrovicë

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 20:06

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në Mitrovicë.

    I njëjti dyshohet se nga 17 prilli deri më 1 maj, ka vjedhur disa biçikleta dhe skuter elektrik, shkruan Reporteri.net.

    “Një numër i provave materiale janë konfiskuar dhe pas procedurave u janë kthyer pronarëve legjitim kurse për raste të tjera hetimet janë duke vazhduar për vendndodhjen e provave materiale. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuara masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!