Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 23.10.2024, rreth orës 21:10, në stacionin policor të Kaçanikit është raportuar një rast i vjedhjes së një veture BMW X-5 me targa vendore. Vetura ishte parkuar në rrugën magjistrale Kaçanik-Ferizaj, në afërsi të Kaçanikut.
“Pas një pune të gjatë hetimore dhe grumbullimit të informacioneve në terren, është identifikuar i dyshuari P.L., 35 vjeç. Sot, më datë 17.01.2025, ai është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik. Nga hetimet rezulton se vetura ishte kaluar jashtë kufirit të Kosovës dhe ishte shitur. Pas intervistimit nga hetuesit policorë dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.”, ka njoftuar Policia.
Në lidhje me rastin, në cilësinë e dëshmitarëve, janë intervistuar edhe dy persona të tjerë, shtetas të huaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.