Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh të saj ka dhënë detaje për vrasjen që ka ndodhur dje në Peran të Podujevës.
Babai N.I dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të djalit të tij E.I.
Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”, teksa njoftohet për arrestimin e të dyshuarit dhe dërgimin e tij në mbajtje.
“VRASJE E RËNDË /Fsh. Peran, Podujevë 13.06.2022-17:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Më vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje2, njofton policia.
Sipas raportimeve të mediave lokale, deri te vrasja erdhi për një pronë. Madje, edhe ngjarja tragjike siç shihet në fotot e publikuara ka ndodhur në ara.
Sipas këtyre raportimeve, babai e qëlloi djalin derisa i njëjti ishte duke punuar në ara me traktor.
Raportohet se i dyshuari për vrasje dhe viktima kishin pasur probleme me njëri-tjetrin dhe raste në Polici, edhe më herët.
Këto raportime s’janë konfirmuar ende zyrtarisht. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.