×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Pejë

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 18:50

    Personi me inicialet A.B., është prangosur sot në Pejë nën dyshimin për vrasjen e Senad Gogut i lindur në vitin 1959, që kishte ndodhur në shtator të këtij viti.


    Viktima kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të shkaktuara nga mjeti i mprehtë-thika, ndërsa krimi dyshohet se ishte kryer në shtëpinë e tij.

    Lajmin për arrestimin e të dyshuarit, e ka konfirmuar për Gazetën Express prokurorja Valbona Dishaj-Haxhosaj.

    Prokurorja Dishaj-Haxhosaj tha se i dyshuari do të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe për të do të kërkohet edhe caktimi i masës së paraburgimit.

    “Sot është arrestuar një person i dyshuar, me incialet A.B nga Peja, i dyshuar për veprën penale ‘vrasje e rëndë’ ndaj viktimës Senad Gogu. Vrasja ka ndodhur më 05.09.2020. Arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim me hetimet rajonale në Pejë. Pra, pas një punë operative që kemi bërë, kemi arritur ta identifikojmë dhe arrestojmë të dyshuarin”, tha prokurorja.

    E pyetur se cili dyshohet të jetë motivi i kësaj vrasjeje, prokurorja tha se “është herët të flitet”, teksa shtoi se mjeti i mprehtë-thika është përdorur për kryerjen e vrasjes, në shtëpinë e viktimës.

    Kujtojmë se me urdhër të prokurores Valbona Dishaj-Haxhosaj, ditë më parë ishte arrestuar edhe kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!