×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet i kërkuari për grabitje në Skenderaj

    Reporteri
    03 Gusht 2021 | 11:56
    Fotografi ilustruese.

    Policia ka arrestuar një person të kërkuar për veprën penale “Grabitje”.

    Siç njofton Policia, i dyshuari është arrestuar në një fshat të Skenderajt, ndërsa për të gjykata kishte lëshuar urdhër arrest.

    “Sot me datë 03.08.2021 policia në Skenderaj ka realizuar urdhëresën me nr. ED.nr.99/21, ku në njërin nga fshatrat e Komunës së Skenderajt pas identifikimit, zyrtarët policorë kanë arrestuar të dyshuarin Z.V, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte në kërkim me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata  kompetente për veprën penale ’’Grabitje’’”, njofton Policia.

    Komunikata e plotë:

    Policia në Skenderaj arreston personin e kërkuar me urdhëresë  të gjykatës

    Skenderaj,  03 Gusht  2021

    Stacioni Policor në Skenderaj, krahas punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, në vazhdimësi është duke realizuar edhe ekzekutimin e  urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

    Sot me datë 03.08.2021 policia në Skenderaj ka realizuar urdhëresën me nr. ED.nr.99/21, ku në njërin nga fshatrat e Komunës së Skenderajt pas identifikimit, zyrtarët policorë kanë arrestuar të dyshuarin Z.V, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte në kërkim me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata  kompetente për veprën penale ’’Grabitje’’.

    Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës  i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!