×
  • Lajme
  • Lajme / FOTO

    Arrestohet i mituri në Dragash, mbante veshur bluzën me mbishkrimin ‘’Kosovo i Metohija’’

    Reporteri
    07 Maj 2025 | 21:13

    Një 17-vjeçar është arrestuar në fshatin Rapç të Dragashit, në një manifestim tradicional ku morën pjesë mijëra qytetar nga kjo zonë.

    Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar  Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Prizren.

    “Në manifestim është vërejtur një i ri 17-vjeçar me një bluzë me hartën e Kosovës me mbishkrimin në cirilike ‘Dragash, Kosovo i Metohija’ me hartën e Kosovës në prapavijë”, ka thënë Bytyqi.

    Zëdhënësi Bytyqi tha se i mituri pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.

    Kundër të njëjtit është filluar procedura hetimore për veprën penale ” nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!