Policia e Kosovës e ka arrestuar një të mitur nën dyshimin se i njëjti dyshohet se disa herë përmes mashtrimit ka marrë nga një i mitur tjetër nga 10 euro.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Rugova, Prishtinë 18.11.2024 – 13:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), për shkak se i njëjti dyshohet se disa herë përmes mashtrimit ka marrë nga viktima mashkull kosovar (i mitur) shumën nga 10 euro. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.