Inspektori i një autoshkolle në Prishtinë ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës mbrëmë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një kandidate e cila kishte regjistruar trajnimin për vozitje të veturës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Burimet e Gazetës Online Reporteri.net bëjnë me dije se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë kohës që viktima ishte duke kryer orët praktike për vozitje.
Bazuar në dëshminë e viktimës, të cilën e ka siguruar Gazeta Online Reporteri.net, 70-vjeçari V.D., e ka puthur disa herë në qafë dhe faqe dhe të njëjtën e ka komplimentuar dhe e ka prekur në pjesët intime të trupit të saj.
Si rezultat i denoncimit të 30-vjeçares, i dyshuari është intervistuar nga organet e hetuesisë, ku ka mohuar të ketë kryer veprën për të cilën dyshohet.
Sipas tij, nuk ka pasur asnjë kontakt fizik me viktimën, përveç që pohon se e ka komplimentuar për drejtimin në mënyrë të rregullt të veturës.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor si i dyshuar për veprën penale ‘Sulm seksual’.
Po ashtu, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Viktima femër kosovare ka raportuar është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.