×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Arrestohet instruktori i Akademisë për Siguri Publike, gjuajti me armë në një lokal nate

    Reporteri
    08 Prill 2025 | 14:18

    A.Z., instruktor në Akademia e Kosovës për Siguri Publike është arrestuar sot nga Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës.

    Siç merr vesh gazeta online Reporteri.net, instruktori A.Z., ka gjuajtur me armë zjarri në një lokal nate në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.

    Për arrestimin e tij ka njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

    “Arrestimi i zyrtarit policor ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit ku fillimisht Policia e Kosovës ishte njoftuar për një rast të gjuajtjes më armë zjarri pas orës 3 të mëngjesit në një lokal në fshatin Bukosh të Vushtrrisë. Pasi në këtë rast ishte përfshirë si i dyshuar një zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, bazuar në autorizimet ligjore janë njoftuar hetuesit e IPK-së.”, ka njoftuar IPK.

    Pas disa veprimeve hetimore, me dyshimin se ky zyrtar ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, i njëjti është arrestuar kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!