×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i policisë

    Arrestohet instruktori i autoshkollës në Pejë, pranoi 500 euro për kalimin e kandidatit

    Reporteri
    27 Qershor 2024 | 20:19
    Foto ilustrim

    Policia e Kosovës ka arrestuar një instruktor të autoshkollës në Pejë pasi të njëjtin e ka kapur duke pranuar 500 euro për kalimin e një kandidati për patentë shofer, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Hetuesit e Sektorit për Hetime Financiare të DHKEK, duke përdorur masat e veçanta të hetimit, kanë arrestuar të dyshuarin: B.G., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar), instruktor në një auto-shkollë në Pejë. I njëjti është arrestuar në flagrancë duke pranuar një shumë prej 500 eurove nga një person për t’i mundësuar atij kryerjen e testit me shkrim për patentë shofer”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Të dyshuarit gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar mjetet monetare të cilat kanë shërbyer për simulim të veprës penale.

    “I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndaj tij është iniciuar rasti ‘pranim i ryshfetit në sektorin privat’ dhe më pas, me akt-vendim të prokurorit të Pejës i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhej në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!