×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet kapadaiu nga Malisheva, e ndali një person dhe shkrepi dy plumba në drejtim të veturës së tij

    Reporteri
    18 Shtator 2021 | 9:45

    Një person në Mlleqan të Malishevës ka përfunduar dje në pranga.


    Policia bën të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, dyshohet se kishte kanosur ankuesin mashkull kosovar i cili ishte duke lëvizur me veturë, të cilin pasi e kishte ndaluar, e kishte fyer e ofenduar dhe kishte shtënë me armë zjarri, dyshohet në drejtim të veturës së tij.

    Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari kanë konfiskuar pistoletën me dy karikatorë dhe 22-fishekë cal-9mm.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!