×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet kosovari, u kap duke vjedhur rezervuare të naftës

    Reporteri
    10 Qershor 2022 | 9:52

    Një person u arrestua të enjten në Prizren për vjedhje të rëndë në tentativë.

    Ai është kapur duke vjedhur rezervuare të derivateve të naftës.

    Policia e Kosovës ia ka gjetur edhe veturën e cila ishte e vjedhur.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur rezervuare të derivateve të naftës. Nga i dyshuari është konfiskuar edhe një veture e cila ishte vjedhur në Prishtinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njoftoi PK në raportin 24-orësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!