Një skandal tjetër që ka të bëjë me kosovarët ka plasur në Zvicër, ku një 36 vjeçare me inicialet Imera. I duke u shtirë si mjeke ka mashtruar disa zviceranë duke u marrë shuma të mëdha parash.
Është gazeta 20minuten.ch, ajo e cila sërish ka shënjestruar kosovarët që jetojnë në Zvicrër. Kjo gazetë shkruan se Imera me prejardhje nga Kosova kishte falsifikuar edhe diplomat duke gënjyer kështu për arritjet e saj profesionale në fushën e mjekësisë, transmeton Reporteri.net.
Një nga viktimat e saj është çifti Georg G. dhe gruaja e tij Felicia G. të cilëve Imera u detyrohet 212,000 franga. Çifti për gazetën ka treguar se ata kishin pasur fqinjësi të mirë me Imerën dhe për këtë arsye kishin vendosur t’a japin paratë që ajo u kishte kërkuar. Ata shprehen se nuk kishin besuar kurrë se ajo nuk do t’ua kthente më paratë.
Gjatë ditës së sotme raportohet se Imera është arrestuar nga policia zvicerane. Raportohet se ajo është arrestuar në shtëpinë e saj gjatë ditës së sotme.
Arrestimin e saj e ka konfirmuar kryeprokurori i kantonit të Schaffhausen, Andreas Zuber, duke thënë se kundër saj ishin dy ankesa.
Ndryshe, 20 Minuten zbuloi ditë më parë edhe një skandal me mashtrim, ku e përfshirë ishte reperja nga Kosova por që jeton në Zvicër, Loredana Zefi./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.