Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është ndaluar dhe arrestuar personi i dyshimtë me rrezikshmëri të lartë , Demokrat Morina, i njohur si “Llaseri”.
27 vjeçari në kohët e fundit është akuzuar për dy raste serioze të “Tentim vrasjes” dhe rastit “Kanosje”.
Policia ka njoftuar se i njëjti duke provuar t’i shmanget ndalimit dhe arrestimit ka provuar ikjen nga organet e rendit, por njësitë speciale të policisë në Prizren, aty rreth orës 14:30 min., kanë arritur ta ndalojnë të dyshimtin e veprave penale i cili ishte në posedim të një arme tip revole Ekol Special99, kalibër 7.65, dhe 5 fishek.
Pas ndalimit dhe arrestimit policia në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar armën e cila dyshohet së është përdorur nga i dyshimti në dy rastet e mëhershme.
Rasti është duke u trajtuar nga njësia e hetimeve rajonale në Prizren, dhe për këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit në Prizren i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë.
Demokrat Morina ishte në kërkim të policisë së Kosovës që 10 ditë. Ai kishte plagosur një person në rrugët e Prizrenit.
Në ndërkohë i njëjti dje ka kanosur edhe tre të mitur.
Lajmi është bërë i ditur edhe në raportin 24-orësh të PK-së.
““Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 01.12.2020-16:18. I dyshuari mashkull kosovar ka kanosur me armë zjarri tre viktima të mitur meshkuj kosovarë të cilët i kishte ndjekur me armën e tij. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur dhe gjendet në arrati. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.