Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Ai është arrestuar nën dyshimin për kontrabandim më migrantë.
“I dyshuari mashkull kosovar nga shteti i Hungarisë është ekstraduar dhe nën përcjellje të njësitit policor ka arrit në ANP Adem Jashari, i njejti është arrestuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë për veprën Kontrabandim me migrantë e mbetur në tentativë. Me kërkesë të Prokurorisë Themelore departamenti për krime të rënda i dyshuari është dërguar në mbajtje derisa të dërgohet para gjykatës”, thuhet në njoftimin e Policisë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.