×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet në Ferizaj 17 vjeçari i kërkuar nga Gjykata, ishte i dënuar me tri vjet burgim për dhunim

    Reporteri
    14 Maj 2025 | 17:55

    Sot është arrestuar një 17 vjeçar, G.Xh., në rrugën “Fatmir Ratkoceri” në Ferizaj.

    Ai ishte në kërkim nga Gjykata pasi ishte i dënuar me tri vjet burgim për veprën penale “Dhunim”.

    “Më datë 14 maj 2025, rreth orës 15:30, në rrugën “Fatmir Ratkoceri” në Ferizaj, Policia Rajonale ka lokalizuar dhe arrestuar një person të kërkuar nga gjykata. I arrestuari, G.Xh. (17 vjeç), ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Dhunim”, për të cilën ishte dënuar me tre (3) vite burgim. Pas përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe forcimin e sundimit të ligjit.”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!