×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet në Merdare shtetasi i Maqedonisë i cili dyshohet për kontrabandim me migrantë

    Reporteri
    13 Prill 2023 | 16:01

    Ditën e sotme, Policia e Kosovës në pikën kalimin kufitare në Merdarë ka arrestuar shtetasin e Maqedonisë A.B., i cili ishte vënë në kërkim policor nga hetuesit e stacionit policor të Vitisë. 

    “I dyshuari nga hetuesit policorë kërkohej me dyshimin se i njëjti me datën 08.04.2023 nga viktima (mashkull Kosovar) kishte pranuar një shumë të konsiderueshme të hollash me premtimin se do të i mundësonte udhëtimin në një shtetet të Evropës”, thuhet nw njoftimin e policisë.

    Sipas policisë, pas arrestimit i dyshuari është sjellë në stacionin policor Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

    Prokurori i shtetit ndaj këtij të dyshuari ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale “Kontrabandim me migrantë”, dhe rasti do të dërgohet në prokurorinë themelore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!