×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet në Mitrovicë grabitësi me revole lodër

    Reporteri
    26 Nëntor 2021 | 19:22

    Një person ka grabitur një pikë të Moneygramit në Mitrovicë me një revole lodër.

    Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar Fexhrije Pllana nga Policia e Kosovës në Mitrovicë.

    Pllana ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar nga policia dhe i është gjetur një sasi e të hollave, bashkë me një revole lodër me të cilën dyshohet se e kreu grabitjen.

    “E kemi një rast grabitjeje në rrugën Shemsi Ahmeti. I dyshuari fillimisht ka ikur, por Policia e Kosovës ka arritur ta identifikojë të dyshuarin dhe më pas ta arrestojë”, konfirmon Pllana.

    “Të dyshuarit i është konfiskuar sasia e të hollave për të cilat dyshohet se i grabiti dhe një revole lodër me të cilën dyshohet se e kreu grabitjen”, tha Pllana.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!