Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë hasur në një rast të bashkëjetesës jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së martë në Ferizaj, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.
I dyshuari është arrestuar ndërkaq dhe me vendim të prokurorit është dërguar mbajtje.
Ndërkaq sipas Ligjit në Kosovë, personi i cili nuk ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeçare nuk mund të lidhë martesë. Për shkaqe të arsyeshme dhe sipas kërkesës së tij, gjykata kompetente mund t’i lejojë martesën personit të mitur më të vjetër se gjashtëmbëdhjetë vjet, nëse konstaton se personi i tillë ka arritur pjekurinë e nevojshme fizike dhe psikike për të ushtruar të drejtat e veta martesore dhe për të përmbushur detyrimet martesore.
Por, para se të marrë vendimin, gjykata do të kërkojë mendimin e Organit të Kujdestarisë, do ta dëgjojë të miturin dhe prindërit përkatësisht kujdestarin e tij. Gjykata gjithashtu do të dëgjojë personin me të cilin i mituri ka për qëllim të lidhë martesë, mendimin e institucionit përkatës shëndetësor dhe do të hetojë rrethanat tjera të rëndësishme për vendimin.