×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Arrestohet në Prishtinë i dyshuari i dytë për vrasjen në Skenderaj

    Reporteri
    12 Shkurt 2025 | 23:10
    Foto: T7

    Policia e Kosovës, ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë për vrasjen e sotme në Skenderaj.

    Sipas një njoftimi, i dyshuari B.I është arrestuar në Prishtinë dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin.

    “Në këtë rast, hetuesit në koordinim me prokurorin janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme proceduralo-hetimore për ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit”, thuhet në komunikatën e policisë.

    Më herët, policia arrestoi edhe të dyshuarin tjetër, H.I, 62-vjeçar dhe i konfiskoi tri armë-revole.

    Vrasja në Skenderaj: Policia arreston një 62-vjeçar, në kërkim edhe një i dyshuar

    Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, atij i ishte caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!