×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet në Suedi i dyshuari për vrasjen e prindërve në Prizren

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 15:50

    Institucionet e drejtësisë më në fund e kanë arrestuar djalin e vogël të familjes Hadri Nga Prizreni, i cili po kërkohet për vrasjen e prindërve të tij, Durim dhe Suada Hadrit.


    Prokuroria Themelore e Prizrenit ka konfirmuar për Reporteri.net se ai është arrestuar sot në Suedi.

    “Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se sot me datë 03.03.2020 është arrestuar A.H., i dyshuar për vrasjen e prindërve të tij në lagjen “Ortakoll” në Prizren. I njëjti, është arrestuar në Suedi nga autoritetet suedeze, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të Prokurorisë Themelore në Prizren”, thotë Prokuroria.

    Prokuroria Themelore në Prizren, shton më tej se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe do të paraqesë kërkesë për ekstradim”.

    Vrasja e çiftit që jetonte në Stokholm dhe kishte shtetësi suedeze, ishte bërë lajm në mediat e këtij shteti. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!