Ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit tre persona të maskuar, në një fshat të Vushtrrisë kanë grabitur një pompë të derivateve, shkruan Reporteri.net.
Policia ka arritur të identifikojë dy persona, ku njëri nga ta është arrestuar rreth orës 18;00 ditën e djeshme, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa personi tjetër i identifikuar, hetuesit kanë shkuar në shtëpinë e tij por ai s’është gjetur aty.
Njoftimi i policisë:
Policia arreston një person për vepren penale-Grabitje
Me datë 01.06.2024, rreth orës 03:10, policia në Vushtrri ishte njoftuar se në një fshat të Vushtrrisë në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, persona të maskuar kishin hyrë në një pompë derivatesh dhe nën kanosje të armëve të ftohta, kishin marrë paratë nga shitja ditore e gjithashtu njërit punëtor të pompës i kishin marrë edhr kuleten e tij personale.
Pasi është kryer ekzaminimi i vendit të ngjajres, hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Jugu, kanë filluar me hetime intensive për zbulimin e këtij rasti.
Hetuesit kanë mbledhur prova dhe dëshmi në bazë të të cilave në orët e pasditës të datës 01.06.2024, kanë arritur të identifikojnë dy persona të dyshuar dhe automjetin me të cilin të dyshuarit kishin kryer vepren penale.
Rreth orës 18:00, është arrestuar personi i dyshuar M.M.,19 vjeçar, i cili është intervistuar në prani të avokatit dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Në lidhje me personin e dytë të dyshuar, hetuesit kanë shkuar në vendbanimin e tij mirëpo i njëjti nuk është gjetur në shtëpi. Hetuesit vazhdojnë me veprime hetimore për gjetjen e vend ndodhjes dhe lokalizimin e tij gjithashtu edhe për hetimin dhe identifikimin e personave tjerë të cilët kanë marrë pjesë në bashkëkryerje të vepres penale.