×
  • Lajme
  • Lajme / Sekuestrohet një thikë

    Arrestohet një 23-vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në një lokal në Prishtinë

    Reporteri
    23 Mars 2025 | 11:53

    Një 23-vjeçar është arrestuar në Prishtinë në orët e para të mëngjesit të së dielës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    I dyshuari akuzohet për vjedhje të rëndë. Policia ia ka sekuestruar atij edhe një thikë, dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Komunikata:

    Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë

    Nga zyrtarët policor të stacionit Qendra në Prishtinë , është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të rëndë.

    Rasti ka ndodhur sot rreth orës 03:00 , në një lokal në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

    Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve policor të stacionit Qendra, ai që ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, të cilit i kanë sekuestruar një thikë dhe prova të tjera që ndërlidhen me rastin.

    Personi i dyshuar:

    – B.T,mashkull, 23 vjeç, me vendimin e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!