×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet nga policia

    Arrestohet një 51 vjeçar në Han të Elezit, ishte në kërkim për përdorim të armës

    Reporteri
    11 Nëntor 2024 | 8:30

    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 04:00 në pikën kufitare Hani Elezit është ndaluar personi L.M, i moshës 51 vjeçar.

    I njëjti kishte qenë në kërkim nga policia e Ferizajt me urdhëresë të gjykatës Themelore të Ferizajt, për veprën penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 25 ditëve.

    Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

    “Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!