Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Fushë Kosovë, nën dyshimin se i njëjti përmes rrjeteve sociale i ka dërguar disa fotografi intime ish-bashkëshortes së tij.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, pas intervistimit.
“Fushë Kosovë / 08.03.2024 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti përmes rrjeteve sociale i ka dërguar disa foto intime ish-bashkëshortes së tij, viktimës f/k. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.