Një grua është arrestuar në Istog ditën e djeshme pasi dyshohet për dhunë në familje dhe keqtrajtim të fëmijëve.
Policia ka njoftuar se ajo dyshohet se sulmoi burrin me të cilin bashkëjetonte, e edhe fëmijët e saj të mitur.
“Është raportuar se, më 19.03.2025 një mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Po ashtu, dyshohet se e dyshuara ka ushtruar dhunë edhe ndaj fëmijëve të tyre të mitur. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.