×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një grua në Prishtinë, me forcë ia grabiti nga qafa zinxhirin e arit një gruaje

    Reporteri
    20 Mars 2025 | 23:21

    Policia e Kosovës e ka arrestuar një grua të enjten në Prishtinë pasi dyshohet se me forcë ia ka grabitur një gruaje një qafore ari.

    Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarës A.M., është bërë në orën 17:30 në rrugën “UÇK”.

    Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “Sot nga njësite policore të stacionit Qendra,  është arrestuar një e dyshuar për veprën grabitje, që ka ndodhë sot rreth orës 17:30, në rrugën ‘UÇK’, në Prishtinë, ku e dyshuara A.M (femër), me forcë viktimës (femër) i ka grabitur një zinxhirë ari nga qafa. Pas përfundimit të veprimeve  procedurale me vendim prokurorit të shtetit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!