Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Skënderaj, e cila thuhet se tashmë e një javë, vazhdimisht ka ngacmuar përmes rrjeteve sociale një çift bashkëshortor.
Sipas raportit të policisë, rasti është njoftuar nga çifti në orën 05:00 të mëngjesit, kur edhe kishte ndodhur.
E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të më rregullt.
Njoftimi i plotë:
Skenderaj 13.10.2019-05:00-06:00. Me 28.10.2019 është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare, pasi që e njëjta nga data e lartcekur vazhdimisht përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar çiftin bashkëshortor. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.