×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një i dyshuar për djegien e Xhamisë në Magure të Lipjanit

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 20:27

    Policia e Kosovës ka një arrestuar person të dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme të xhamisë në Magure të Lipjanit.


    “Sot me datën 21.102.2020, rreth orës 09.05, është pranuar një informatë se xhamia në fshatin Magure është duke u djegur, njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, si dhe zjarrfikësit për të intervenuar në shuarjen e zjarrit”, ka njoftuar fillimisht zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

    Zëdhënësi Hoxha ka bërë të ditur për GazetaBlic se në bazë të veprimeve hetimore që janë ndërmarrë nga Policia e Kosovës, sipas procedurave dhe pas procesit të intervistimit me urdhër të prokurorit kompetent, një person i dyshuar është ndaluar për mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

    Xhamia në Magurë të Lipjanit është kallur sot në orët e hershme të mëngjesit. Një banor i këtij fshati ka treguar se aty banojnë disa azilkërkues, i cili dyshon se kanë ndezur qëllimshëm zjarrin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!