×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Arrestohet një i dyshuar për grabitjen e barnatores në Pejë, një tjetër ende në arrati

    Reporteri
    23 Qershor 2025 | 15:35

    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Pejë pasi dy ditë më parë dyshohet se ka grabitur 300 euro në një barnatore në këtë qytet.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cil ka njoftuar se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

    Policia është në kërkim edhe të të dyshuarit të dytë, i cili ende ndodhet në arrati.

    Njoftimi i plotë:

    Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejë, me datën 21.06.2025, rreth orës 17:45, është njoftuar se në një barnatore nё rrugën “Konferenca e Bujanit”, ka ndodhur një grabitje.

    Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje nga viktima (punёtore nё barnatore) ka kuptuar se dy persona tё dyshuar kanё grabitur nga arka e barnatores shumën prej 300 (treqind) euro, dhe tё njëjtit janё larguar nё drejtim tё panjohur.

    Pas një pune intensive të hetuesve rajonalë, me datën 22.06.2025, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë njërin nga tё dyshuarit, kurse i dyshuari i dytё i cili ёshtё identifikuar nga Policia, ndodhet ende nё arrati.

    I dyshuari me vendim tё prokurorit tё Shtetit ёshtё ndaluar për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!