×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një i dyshuar për plagosjen e dy personave në Bardhosh

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 21:37

    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në Bardhosh të Prishtinës, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin është arrestuar një person në cilësinë e të dyshuarit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Policia po ashtu bën të ditur se është konfiskuar edhe një armë zjarri.

    “Lidhur me rastin e gjuajtjes me armë zjarri i cilësuar si “ Vrasje në tentativë”, të ndodhur sonte rreth orës 15:20, në Bardhosh të komunës së Prishtinës, si rezultat i veprimeve dhe hetimeve të shpejta policore është arrestuar një person në cilësinë e personit të dyshuar. Pjesë e operacionit policor ka qenë bastisja e dy lokacioneve, që ka rezultuar me konfiskimim e një arme të zjarrit e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, zëdhënësi i Policisë Agron Borovci ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se të plagosurit janë qëlluar nga persona aktualisht të panjohur.

    “Ndërkohë që viktimat janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, hetuesit policor kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, ka bërë të ditur Borovci. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!