×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një nxënës në Drenas, ngacmoi vajzën e shkollës fillore

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 14:55

    Një nxënës i një shkolle fillore, është arrestuar nga Policia e Kosovës, të mërkurën në Drenas. Ai po dyshohet që ka ngacmuar një vajzë, po ashtu të mitur dhe nxënëse e të njëjtës shkollë.


    Rastin e ka njoftuar policia, shkruan Reporteri.net, në raportin e tyre 24 orësh. Aty nuk tregohen se në cilën shkollë ka ndodhur ky rast dhe as për çfarë ngacmimi bëhet fjalë.

    “Është arrestuar i dyshuari moshë e mitur mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte ngacmuar viktimën gjithashtu moshë e mitur femër K/Shqiptare. I dyshuari dhe viktima janë nxënës të shkollës fillore”, ka njoftuar PK.

    Tutje, Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit në prani të prindit, punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, dhe avokatit mbrojtës, është dërguar për 24 orë qendrim në qendrën e mbajtjes. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!