×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person i kërkuar për veprën tentim vrasje

    Reporteri
    23 Shtator 2021 | 21:09
    Fotografi ilustruese.

    Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka arrestuar sot në lagjen Kodra e Trimave një person të dyshuar për një tentimvrasje.


     

    Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, në lagjen Kodra e Trimave, në Prishtinë, përkundër tentativave për ikje, është arrestuar një person i dyshuar.

    Personi i dyshuar:

    – F. B, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 17.06.2021, në rrugën “Shaban Shala” në Prishtinë.

    I njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor po kryejn proceduarat për veprat -Vrasje në tentativë ,

    – Mbajtja në pronësi , kontroll ose posedim i pa autoruar i armës si dhe

    – Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, ku personi në fjalë dyshohet të jetë i përfshirë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!