Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Banjskë të Zveçanit është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 9 fishekë dhe një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe.
Policia njofton se i njëjti pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fshati Bajskë, Zveqan / 14.10.2024 – 14:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 9 fishekë dhe një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.