Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Drenas për fajde dhe armëmbajtje pa leje.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, thuhet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar është arrestuar pasi që i njëjti i kishte dhënë viktimës mashkull K-Shqiptar një shumë të hollave me fajde duke i bërë presion me kamata.
Tutje Policia e Kosovës bën të ditur se, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një armë rekreative me 20 copë fishekë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.