×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Arrestohet një person në Gjilan, ishte i kërkuar për një rast të grabitjes

    Reporteri
    21 Tetor 2024 | 11:24

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për veprën penale “Rrëmbim”, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se ky i fundit së bashku me tre persona tjerë të arrestuar më herët, ka qenë i përfshirë në kryerje të veprës penale të lartëcekur.

    “Me datën 20.10.2024, Njësiti i Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në vazhdën e hetimeve dhe si rezultat i veprimeve operative-hetimore kanë identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarit A.C. (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar). I njëjti ishte vënë në kërkim policor që nga data 20.07.2024 me dyshimin se në bashkëkryerje edhe me tre persona të tjerë të arrestuar më herët ka qenë të përfshirë në kryerje të veprën penale ‘’Rrëmbim’’, rast i cili kishte ndodhur me datën 20.07.2024”, thuhet në komunikatën e plotë.

    Njëherit, kanë njoftuar se arrestimi i tij është bërë në koordinim dhe mbështetja nga Njësiti për Reagim të Shpejtë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.

    “Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit i njëjti është dërguar në mbajte për 48 orë”, thuhet në përfundim të komunikatës.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!