Policia e Kosovës ka arrestuar një person për vrasje dhe grabitje, i cili kërkohej me urdhërarrest të lëshuar nga Gjermania.
Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar, i njëjti është dërguar në ndalim policor për 48 orë, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështetje të Njësisë elite FIT, sonte më 17.10.2024, në orët e mbrëmjes në Mitrovicë ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga shteti gjerman, nën dyshimin e kryerjes se veprave penale, ‘vrasje’ dhe ‘grabitje’”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në përfundim thuhet se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në parandalimin dhe luftimin e të gjitha llojeve të krimit.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.