Një 22 vjeçar është arrestuar dje në Isniq të Pejës pasi në veturën e tij i ështe gjetur afër 1 kg drogë e llojit marihuanë.
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, i dyshuari ëhstë ndaluar për 48 orë.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Policisë:
Njësitet e stacionit policor në Deçan, me datën 01.06.2019 rreth orës 09:50, pas një pune operativo-hetimore në Fsh. Isniq, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar I.S. lindur me 1997 m/k/sh, gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur një sasi e narkotikëve që dyshohet të jetë e llojit ‘marihuanë’, e cila pasi është peshuar nga Njësiti i hetimin kundër trafikimit me narkotikë-Pejë, ka rezultuar të jetë 869.6 gram.
Njësiti i hetimin kundër trafikimit me narkotikë-Pejë (DHTN), së bashku me njësitet e Stacionit Policor në Deçan, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe gjyqtarit të gjykatës themelore në Pejë, kanë bërë kontroll-bastisje në pronën e të dyshuarit, por gjatë bastisjes nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Me urdhër të prokurorit shtetit, i dyshuari ndalohet për 48 orë, për të vazhduar hetimet e mëtutjeshme nga Njësiti i hetimin kundër trafikimit me narkotikë-Pejë (DHTN).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.