×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Arrestohet një person në Prishtinë, ishte dënuar me dy vite burgim për mashtrim dhe prezantim i rremë

    Reporteri
    20 Nëntor 2024 | 16:48
    Foto ilustrim

    Sot në Prishtinë është arrestuar një person, pasi i njëjti po kërkohej nga Gjykata dhe ishte i dënuar me dy vite burgim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas njoftimit, ai është i dënuar për veprat penale mashtrim dhe prezantim i rremë.

    Komunikata:

    Arrestohet një person që kërkohej me urdhëresa të Gjykatës

    Sot nga njësite të stacionit policor Veriu në Prishtinë është arrestuar një person i cili kishte aktive shtatë urdhëresa të gjykatës.

    Personi i dyshuar:

    XH. P, Mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej pasi që i njëjti është dënuar me burgim (mbi dy vite), për veprat mashtrim dhe prezantim i rremë.

    Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!