×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi fizikisht motrën e tij

    Reporteri
    16 Qershor 2019 | 15:17

    Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht motrën e tij.


    Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

    Po në Prishtinë, është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila kishte pranuar trajtim mjekësor.

    I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!