×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi fizikisht nënën e tij

    Reporteri
    27 Nëntor 2021 | 9:39

    Një person është arrestuar natën e mbrëmshme nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nënën e tij, shkruan Reporteri.net.

    Policia, në raportin 24 orësh bën të ditur se i dyshuari kishte qenë nën ndikimin e alkoolin kur kishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar nënën e tij.

    Pas reagimit të Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në stacion policor.

    Policia thotë se ka pritur të dyshuarit deri sa është këndellur për ta intervistuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!