Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Skenderaj, i njëjti dyshohet se u ka mundësuar katër personave që të pajisen me certifikata të veteranëve luftëtarë në mënyrë të paligjshme.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Është arrestuar një mashkull K/Shqiptar, pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur, duke u mundësuar katër personave Certifikata të Veteranëve Luftëtar, me të cilat të njëjtin kanë përfituar pensionin si Veteran”, thuhet në komunikatën e Policisë, transmeton Reporteri.net
“Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia në raportin 24 orësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.