×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti i policisë

    Arrestohet një person në Suharek, dyshohet për fajde, armëmbajtje pa leje dhe posedim narkotikësh

    Reporteri
    17 Prill 2025 | 9:31

    Një aksion i zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren ka rezultuar me arrestimin e një të dyshuari në Suharekë, të mërkurën, i cili dyshohet për tri vepra penale

    Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të shtëpisë, objekteve përcjellëse, automjetit dhe një banese me qira që ishin në përdorim të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy karikatorë me 9 copë fishekë, një armë automatike me 81 fishekë, 1 kg e 57 gram marihuanë, një peshore elektronike, dy “grinder”-a për përpunimin e lëndës narkotike, dy telefona mobil dhe një automjet.

    I dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet për “fajde”, “armëmbajtje pa leje” dhe “posedim të paautorizuar të narkotikëve”.

    Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij kanë nisur procedurat hetimore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!