Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se është arrestuar një person, pasi dyshohet se i njëjti në periudha të ndryshme nga viti 2021 e deri në korrik të 2023, ka mashtruar qytetarë të ndryshëm me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete,.
Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se i dyshuari është nga qyteti i Vushtrrisë
Dyshohet se vlera e përfitimit është rreth dy milionë euro.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person për mashtrim të qytetarëve në vlerë rreth 2 milionë euro
Mitrovicë, 19 mars 2024 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se është arrestuar personi i dyshuar me iniciale J.M,. me dyshimin se në periudha të ndryshme nga viti 2021 e gjer në muajin korrik 2023, në mënyrë mashtruese ka mashtruar qytetarë të ndryshëm, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, dhe dyshohet se vlera e përfitimit është rreth 2 milionë euro.
Me këto veprime i dyshuari ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I dyshuari, me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh, dhe në afatin e paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë ndaj të dyshuarit do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së sigurisë – masës së paraburgimit.