×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në Pejë për falsifikim të testeve për COVID-19

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 9:35

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka bërë falsifikimin e testeve Covid-19 me logo të një laboratori.


    Personi i dyshuar është arrestuar të enjten në Pejë, rreth orës 16:30

    “Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar zyrat e një agjencie  ku janë konfiskuar një kompjuter, një biletë aeroplani si dhe disa dëshmi lidhur me dyshimin e falsifikimit të testeve anti Covid”, thuhet në raport.

    Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!